Beqiraj: “PATRIOTIZMI ULQINAK”

“Jam duke punuar për të ribotuar librin tim ‘Malli për Ulqinin në Këngë’. Nëpërmjet këtij ribotimi dua ta risjell librin më të plotë para lexuesit këtu në Durrës, në Ulqin, pse jo e më gjërë nëse do të mundem”, tha muzikologu dhe kryetari i Shoqatës të ulqinakëve në Durrës Zyhni Beqiraj.

Ai theksoi që libri do të plotësohet edhe me pesë kënge të tjera me tematikë e motive ulqinake, si “Kang’ për Cafo Beg Ulqinin”, “Kalaja Ulqinit” etj. “Libri i ri botuar do të përmbaje edhe me shumë ngjarje, jetëshkrime për ulqinakë me kontribute të veçanta, kujtime jetësore në marrëdhënie etj, etj, si edhe disa këndvështrime, vlerësime, interpretime dhe trajtime të miat për disa dukuri, sjellje, marrëdhëniet e jetuara etj, etj”, tha Beqiraj dhe shtoi: “Një nga këto do jetë ajo për të cilën do të shkruaj e që unë kam preferuar që ta emëroj: “Patriotizmi Ulqinak”!

“Ulqinakët në Durrës treguan edhe një anë tjetër të personalitetit e të karakterit të tyre, patriotizmin e tyre, patriotizmin ulqinak, i trashëguar dhe i shprehur si edukim e bindje, qëndrim e veprim tërësor nëpërmjet dashurisë për vendin, identitetin kombëtar, familjen dhe punën, si dhe moralin e tyre në një shkallë të lartë ndershmërie!”, përfundoi Beqiraj në postin e vet në FB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…