Shoqata Humanitare „Bereqeti“, e cila punon në kuadër të Bashkësisë Islame në Ulqin, të shtunën filloi aksionin e ndarjes të mbi 100 pajetëve me ndihmë për familjet në nevojë.
Siç theksohet, të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë mund të marrin pjesë në këtë aksion duke dhënë 20 euro për blerjen e artikujve ushqimor në një paketë.
Aksioni po zhvillohet në muajin e Ramazanit kur veprat e mira vlerësohen edhe më shumë tek Zoti, pohojnë nga kjo shoqatë.