Berisha: PËR RRUGËN SHËNGJIN-ULQIN MARRËVESHJE ME PODGORICËN

“Ka një dakordsi të plotë me qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Ulqin”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. “Jemi të marrë vesh në të gjitha aspektet e përpjekjes sonë të përbashkët, për të ndërtuar një kompleks të përbashkët turistik në interesin më të mirë të të dy vendeve. Jemi të marrë vesh edhe për një thellim të përbashkët të Bunës, me qëllim që Buna të bëhet e lundrueshme për anije turistike dhe do ti bëjmë”, tha ai dhe shtoi që problemi është  se potenciali turistik që ekziston nga ishulli i Shën Jozefit deri në Gjirin e Drinit është i mjaftueshëm për 3-4 milion turistë  në vit.

“Pra, kërkon që të ndërtohet infrastruktura, po ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza, janë hapur tenderat, po fillojnë ndërtimet për këtë dhe po mbaron faza  e pare”, theksoi Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi