Në kryeqytetin e Gjermanisë të mërkurën solemnisht u hap panairi kryesor botëror i industrisë turistike, ITB Berlin.
Pritet që deri të dielën në këtë manifestim të jenë të pranishëm mbi 200.000 vizitorë.
Në ITB-në e sivjetmë merr pjesë edhe delegacioni i Organizatës Turistike dhe i Komunës së Ulqinit, të cilin e drejton sekretari për financa Mr. Sead Osmanoviq.
Me këtë rast në Berlin janë të pranishëm ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq, sekretari i këtij resor Damir Davidoviq dhe drejtoresha e ONT të Malit të Zi Zhelka Radak – Kukaviçiq.