Bernard Çobaj: LIRIA

Me romanin e tij Liria (Freedom, 2010), Franzeni u bë një nga shkrimtarët më të lexuar amerikanë. Shpesh quhet novela e shekullit falë stilit specifik me të cilin është shkruar dhe që karakterizohet nga një bollëk detajesh realiste efektive, funksionale në ndërtimin e ngjarjes dhe formimin e profileve psikologjike.

Franzenit iu deshën nëntë vjet për të ndjekur ndjesinë letrare që nisi me Korrigjimet. Kur u shfaq romani Liria, kritikja letrare e New York Times Michiko Kakutani e lavdëroi autorin për tregimin e tij të gjerë post-modernist për familjen Berglund:

Franzeni na tregon se si personazhet e tij përpiqen të lundrojnë në një botë të pajisjeve teknologjike dhe traditave gjithnjë ndryshojnë, se si ata luftojnë për të balancuar ekuacionin midis pritshmërive të tyre për jetën dhe realitetit monoton, idealeve politike të tyre dhe nxitjeve personale fitimprurëse.

A nuk janë lëkundjet e personazheve të tij sfidat omniprezente, të njohura nga madje çdo njeri kudo në botë sot?

Pjesërisht, ky është rezultat i gjithçkaje që ka ndodhur që nga Korrigjimet, që u botua vetëm një javë para rënies së Kullave Binjake. Nëse ai libër ishte një reagim ndaj viteve të 90-ta, Liria është një përgjigje ndaj dekadës brutale që pasoi, në të cilën iluzioni i botës post-ideologjike ku rrebet e historisë u paqësuan nga forcat e tregut u shfaq si lloj vetëgënjeshtre e madhe.

Në zemër të novelës qëndrojnë Patty dhe Walter, një çift nga Midwesti i preferuar i Franzenit. Të rehatuar financiarisht, të sigurt në bindjet e tyre politike me prirje të majtë dhe prindër të një djali dhe vajze shumë të gjetur, Berglundët janë megjithatë të prekur nga pakënaqësia dhe zhgënjimi.

Patty, e cila nuk i realizoi ëndrrat për t’u bërë sportiste profesioniste, e penguar nga një dëmtim në kolegj, tani është një prind tepër konkurrues, në dëm të marrëdhënieve të saj familjare. Mendimet e saj shpesh kthehen në zgjedhjen e partnerit të jetës: a duhet të ishte martuar me Riçardin, shokun e dhomës së të shoqit në kolegj?

Liria është një libër i gjatë, i ndërtuar rreth temave më të zakonshme dhe më të vështira: kompleksitetit të zemrës së njeriut. Synimi është të eksplorojmë tensionet e pazgjidhura, rrëmujën e emocioneve, të dashurisë dhe dëshirës, që zotëron edhe jetën më të zakonshme me dashje.

Ai shpreh një pikëpamje disi dekurajuese se rastësia nuk ekziston, se e drejta për të zgjedhur është një kategori shumë e diskutueshme, duke theksuar fatalizmin si një mekanizëm për funksionimin e botës.

Personazhet ndahen shumë qartë në mbizotërues dhe të nënshtruar, dhe hapësira mes tyre është gjithmonë e mbushur me tension seksual që prodhon zhgënjime të shumta.

Nocioni i zhgënjimit dhe manifestimi i tij mund të vendoset si thelbi semantik i novelës së Frenzenit.

Me 2010, Frenzen ka prek damarin e sentimentit dominues sot në mbarë botën: zhgënjimin me elitat politike, me turbo-tekno kapitalizmin, me sistemin shëndetësor, me sistemin shkollorë – zhgënjim me dhe në vetveten.

Për Franzenin, këtu qëndron çelësi: të mos e tejkalojmë atë që jemi, por në vend të kësaj ta pranojmë atë dhe duke bërë kështu, të pranojmë botën, pjesë e së cilës jemi. Kjo është liria së cilës i referohet titulli, liria në qendër të këtij libri konsumues dhe jashtëzakonisht emocionues.

Në vazhdim disa filma të shkurta vizatimore nga Steve Cutts, shumë domethënëse për gjendjen e botës dhe lirisë sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca