Bernard Çobaj: Mitizimi i Dublinit

Kur të vdes dhe të më hapin trupin, do të gjejnë Dublinin të gdhendur në zemrën time – Xhejms Xhojs.

Vazhdim i shkrimit: A vlen të lexohet Odiseu i shekullit XX?

Psikologu i famshëm amerikan William James e quajti shumëfishin, njëkohshmërinë dhe kaosin e proceseve të mendimit në mendjen e njeriut rrjedhë e ndërdijes.

Themeluesi i vërtetë i romanit psikologjik modern konsiderohet të jetë vëllai i tij Henry James. Ai i vuri vetes detyrën “të kapte”, të analizonte. dhe të zbulonte thelbin e atij procesi. Kështu, falë vëllezërve Xhejms, një nga drejtimet më të rëndësishme në prozë nga fillimi i shekullit XX u quajt romani i rrjedhës së ndërdijes,  që Kadareja e quan përroi i ndërdijes (stream of consciousness).

Henry James është, i njohur, mes tjerash, për novelën Portret i një zonje (The Portrait of a Lady, 1881), i ekranizuar në vitin 1996 nga regjisorja e mirënjohur Jane Campion, me protagonistë  Nicole Kidman dhe John Malkovich. Për filmin The Portrait of a Lady më tepër KËTU.

Përfaqësuesi më i shquar i romanit të përroit të ndërdijes në letërsinë moderne anglofone të shekullit XX-të është Xhejms Xhojsi.

Lidhur me krijimtarinë letrare të Xhojsit ka pasur polemika të ashpra. Megjithëkëtë, ai ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e prozës letrare të shekullit XX. Me eksperimentet në teknikën narrative dhe në strukturën e romanit si dhe në përdorimin e përroit të ndërdijes i dha një drejtim të ri letërsisë moderne.

Në fillim, Xhojsi i përkiste grupit të imazhinistëve, me poetin dhe kritikun amerikan Ezra Paund  dhe me poetin, kritikun e dramaturgun amerikan, nobelistin Tomas Stern Eliot.

Ai lindi në Irlandë gjatë fazës së fundit të luftës irlandeze për pavarësi nga Anglia, dhe në atë kohë, thjesht nuk mund të mos përfshiheshe në politikë. Me fjalë të tjera, Irlanda në atë kohë ishte e ndarë në patriotë dhe tradhtarë (hmm kjo tingëllon si diç e njohur!). Nuk kishte rrugë të mesme dhe Xhojsi e donte atë rrugë të mesme. Ai donte të ishte një patriot, por sipas standardeve të tij, jo sipas standardeve të nacionalizmit të dehur kafaneskë, që në Irlandë nënkuptonte shumë më tepër urrejtje për Anglezët sesa dashuri për popullin e vetë. Prandaj, ai lloj patriotizmi e neveriti atë shumë herët, dhe megjithëse ishte dhe mbeti një Irlandez i vërtetë në zemrën e vetë deri në fund, ai nuk përpiqej ta pranonte Irlandën ashtu siç ishte në kohën e tij.

Dublini do të bëhej dhe do të mbetej qendra e botës letrare të Xhojsit, deri në atë masë sa shkrimtari theksoi me të drejtë se kryeqyteti irlandez, nëse shkatërrohej nga ndonjë rast, mund të rindërtohej ashtu siç ishte, bazuar vetëm në librat e tij. Xhojsi e donte dhe e urrente Dublinin dhe Dublinasit gjatë gjithë jetës së vetë. Ai e urrente mendjengushtësinë, injorancën dhe nacionalizmin e egër të bashkëqytetarëve të tij, por respektonte ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tyre, përkushtimin e tyre ndaj qytetit, që e bëri atë që ishte. Në polemikat e qytetarëve të Dublinit, Xhojsi vërejti një material të pashtershëm për prozën e tij, por edhe një sfidë të madhe artistike: “Nëse mund të arrij në zemrën e Dublinit, do të jem në gjendje të arrij në zemrën e çdo qyteti në botë,” u shprehte ai.

Dublini dhe Irlanda e fillimit të shekullit XX ishin në njëfarë paralize shoqërore e morale, me pak shenja trazimi të asaj që do të vinte një dekadë më vonë, me kryengritjen e vitit 1916, dhe pavarësimin e pjesës së madhe të ishullit, të asaj që sot e 100 vjet njihet si Republika e Irlandës.

Dublinasit, përmbledhje e 15 tregimeve të shkurtra të shkruara me një stil delikat, do të jenë treguesi i parë i gjenisë letrarë që Xhojsi do bëhet. Vepra bazohet në ngjarjet nga jeta e Norës, gruas së Xhojsit. Këtu flet për format e ndryshme “të paralizës shpirtërore” të njeriut të vogël irlandez. Ka përdorur teknikën e epifanisë (përshkrim i ndonjë tabloje apo situate që në shikim të parë duket trivial, që simbolikisht përmbledh thelbin e frymës së kohës apo të psikës së personazhit). Për ta botuar përmbledhjen, i duheshin tetë vjet se nuk ishte konform normave të kohës. Sidomos mbresëlënës është tregimi i fundit Të Vdekurit (The Dead) i ekranizuar nga John Houston në vitin 1987. Më tepër për filmin mund të gjeni KËTU,

I vetëdijshëm se gjithçka që ai shkruante do të ishte për shkak të Irlandës dhe për Irlandën, Xhojsi e kuptoi se duhej të largohej nga atdheu i tij nëse donte vërtet të bënte diçka për atdheun nëpërmes artit të tij. Të qëndronte në Irlandë do të ishte dorëzim ndaj nacionalizmit të shfrenuar, sentimental, i cili ishte ndoshta pengesa më e madhe për ëndrrën irlandeze për liri dhe pavarësi. Për t’i ndihmuar bashkatdhetarëve të vetë të realizonin këtë ëndërr, Xhojsi fillimisht duhej të fitonte lirinë e tij. Vendimin për t’u larguar nga Irlanda ai do ta shpjegojë në novelën Portreti i artistit në rini me fjalët: “Nuk do t’i shërbej asaj që nuk besoj më, qoftë shtëpia ime, atdheu im apo kisha ime”. Në të njëjtin roman, ai shkruan se motoja e tij artistike do të jetë: “Të jetosh, të rrëzohesh, të gabosh, të krijosh jetën nga jeta”. Pra, ta jetosh jetën në plotësi, duke mos u fshehur, duke mos ikur prej saj dhe duke u përpjekur ta ktheni aspektin e rëndomtë të jetës në art.

Stiven Dedalusi, kryeprotagonisti i novelës Portreti i artistit në rini është alter-ego i Xhojsit. Ai e imagjinon arratisjen e tij diçka paralele me fluturimin e Dedalusit, që u arratis nga burgu me krahët e punuar nga gjeniu i vetë. Libri përfundon me Stivenin që largohet nga Irlanda për të bërë jetën e një shkrimtari.

Xhojsi e dinte se nëse do të arrinte misionin e tij për t’i shërbyer artit (që domosdoshmërisht nënkuptonte një ndarje të dhimbshme me atdheun), ai do t’i nënshtronte të gjitha fuqitë e tija për ti shërbyer Irlandes dhe Irlandezëve, por edhe tërë racës njerëzore.

Ai u largua, pra, nga Irlanda dhe në këtë mënyrë, Xhojsi mund të jetë në krye të një kolone të letërsisë së mërgimit në shekullin e njëzetë, të mërguarit që zgjodhën mërgimin, si Xhojsi, ose mërgimi i zgjodhi ata, siç ishte rasti me Thomas Mann, Vladimir Nabokov, Amin Maluf, Edward Said e shkrimtarë të tjerë. Letërsia e shekullit të njëzetë, veçanërisht romani në të, është kryesisht letërsia e mërgimit dhe mërgimi nuk është një fakt i thjeshtë fizik që dikush është larg shtëpisë dhe vuan sepse është larg, por mërgimi si një gjendje ndërgjegjeje. si një gjendje mendore që i sugjeron njeriut se shtëpia, kudo që të jetë dhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë, humbet përgjithmonë, gjë që i sugjeron njeriut se bota nuk është më shtëpia e tij dhe nuk do të jetë më e tillë.

Po ashtu,  drama e vetme e shkruar nga Xhojsi titullohet Mërguarit (Exiles, 1918) dhe bazohet në historinë e  tregimit të fundit të shkurtër Të Vdekurit në përmbledhjen e tregimeve Dablinasit.

 Xhojsi ishte shumë i inspiruar nga Ibseni, autori i Nores apo Shtëpisë së Kukullave. Nora ishte emri gruas Xhojsit dhe ajo luajti rol të rëndësishëm në krijimtarinë e Xhojsit.

Madje, data e ngjarjes së Uliksit është i lidhur me datën kur u takuan. Uliksi kështu, në vorbullën e interpretimeve të shumta, është një përkushtim i veçantë ndaj dashurisë që Xhojsi ndiente ndaj Nores.

Vazhdon

(Portreti i artistit në rini ishte botuar në Prishtinë në vitin 1976, në kohën kur kjo ishte e pamundur në Tiranë për shkak të mbizotërimit të dogmës së realizmit socialist në Shqipëri, protagonistët e të cilit me detyrë të Partisë damkosnin letërsinë ‘dekadente’ të Perëndimit. Edhe vepra të tjera të Xhojsit, duke përfshirë përmbledhjen e tij të tregimeve, Dublinasi” janë botuar në shqip në ndërkohë.)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi 480 sportist, 41 ekipe nga 5

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi

Harasani: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ MAHNITI TË PRANISHMIT NË KOMBET E BASHKUARA DHE NA BËRI KRENAR
Harasani: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ MAHNITI TË PRANISHMIT NË KOMBET E BASHKUARA DHE NA BËRI KRENAR

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi, mr Ilir Harasani, i cili është pjesë e delegacionit shtetëror që ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve

Organizata turistike: NË ULQIN MBI KATËR MIJË TURISTË, POTHUAJSE TË GJITHË TË HUAJ
Organizata turistike: NË ULQIN MBI KATËR MIJË TURISTË, POTHUAJSE TË GJITHË TË HUAJ

Këto ditë në rivierën e Ulqinit po qëndrojnë 4.139 mysafirë, njoftuan nga Organizata Turistike. Numri më i madh i turistëve pushon në akomodime private, 2,923, 1.137 në hotele, ndërsa 79 të ftuar në kampe

Hotel “Mediteran”: SHITJA E INVENTARIT – SHUMË E VOLITSHME
Hotel “Mediteran”: SHITJA E INVENTARIT – SHUMË E VOLITSHME

Duke filluar nga 999 euro për çelës – Ti merr gjithçka brenda. +382 69 154180 Hotel Mediteran Ulcinj – Ulqin https://www.facebook.com/photo?fbid=5362660407189709&set=pcb.5362662537189496

Komuna: PUNËTORIA KREATIVE ME RASTIN E DITËS SË SHTETIT EKOLOGJIK
Komuna: PUNËTORIA KREATIVE ME RASTIN E DITËS SË SHTETIT EKOLOGJIK

Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik, në organizim të Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, të marten në hapsirat e Komunës së Ulqinit është