Bernard Çobaj: Uliksi – monument dashurie

Vazhdim i A vlen të lexohet Odiseu i shek. XX ?

15 qershor 1904

Ndoshta jam i verbër. Pashë flokët e dikujt kafe-kuqe për një kohë të gjatë dhe kuptova që nuk ishin flokët e  tu. Shkova në shtëpi plotësisht i dëshpëruar. Do të doja të caktoja një takim me ty, por mund të mos ju përshtatet. Shpresoj se do të jeni aq të sjellshëm sa të më takoninëse nuk më keni harruar! – Xhojsi (nga Letrat kushtuar Nores)

Data më e famshme (fiktive) në historinë e letërsisë botërore është 16 qershori i vitit 1904, data e takimit të parë të Xhejms Xhojsit dhe Nora Barnaklit – data e ndarjes do të përkojë, si në histori të mëdha dashurie, me ditën e vdekjes së shkrimtarit.

Më 10 qershor 1904, gjatë një shëtitjeje tipike nëpër Dublin, Xhojsi – sipas biografit të tij më të besueshëm Richard Ellman – pa një grua të re të gjatë me flokë të kuqe të errët dhe me dukje krenare në rrugën Nassau. Ai mësoi se vajza ishte e punësuar si pastruese në hotelin Finn. Nora mbante thelbin e shpirtit tipik, tradicional dhe arkaik irlandez jo vetëm në pamje, por edhe në origjinë.

Letrat e Xhojsit kushtuar Norës dëshmojnë dashurinë, pasionin dhe xhelozinë që shënoi lidhjen e tyre, veçanërisht në vitet e para.

Nora, e dashura ime besnike, nxënëse ime e djallëzuar me sy të ëmbël, bëhu lavirja ime, e dashura ime, çfarëdo që dëshiron. Ju jeni gjithmonë lulja ime e bukur e egër e gardheve, lulja ime e kalërt, e errët, e lagur nga shiu.Letra e Norës Xhojsit me 16 qershor 1604

Megjithatë, është e sigurt se më 10 qershor 1904, ai dëshironte të takonte sërish Norën sa më parë.

Nëse nuk do të ishte ngurrimi fillestar i Norës, data e ngjarjes në Ulikst mund të ishte 14 qershori. Përkatësisht, takimi i tyre i parë ishte caktuar për atë ditë, para shtëpisë së Sir William Wilde, djali i të cilit Oscar Wilde i kishte dhënë fund jetës së tij të tretur në mënyrë madhështore në një hotel të mjerueshëm në Paris, katër vjet më parë.

Nora nuk u paraqit në orarin e caktuar, andaj mund të mos ketë rëndësi nëse duhet të kishte ndonjë simbolikë në zgjedhjen e vendit të takimit. Megjithatë, është e vështirë, jo vetëm për shkak të bindjes se ekziston lidhje e gjithçkaje me gjithçka që Xhojsi do të demonstrojë në mënyrë kaq bindëse tek Uliksi, të mos vërehet se ndalesa e fundit në rrugën e pjerrët të jetës së Oscar Wilde do të jetë e para në jetën nomade të Xhojsit dhe Norës, në udhëtimin e tyre nëpër Evropë. Për më tepër, Xhojsi duhej të kishte respekt për vendosmërinë e palëkundur të Wilde për të jetuar dhe vdekur në identifikimin estetik të artit dhe jetës.

Një ëndërr të ngjashme ëndërron Stiven Dedalusi (protagonist dy novelave të Xhojsit) në Portretin e artistit në rini dhe Uliks – dhe në këtë, si në çdo gjë tjetër, nuk dëshiron të shkojë deri në fund, por për këtë arsye është i gatshëm t’u referohet disa herë në roman fjalive të Oscar Wilde, nga vepra Portreti i Dorian Grejit  (nga e mori emrin edhe lokali në Ulqin) duke kërkuar në to një shpjegim shpëtimtar të kuptimeve sekrete që dështon t’i zbulojë.

Por Wilde, pra, kishte katër vjet që pushonte në Paris në kohën kur Xhojsi në agoni, qëndronte në sheshin Marion përballë shtëpisë së William Wilde, më 14 qershor 1904, duke pritur më kot për të parë Norën. Në një letër që i shkroi të nesërmen, i prekur dhe i dëshpëruar, Xhojsi e ftoi atë në një takim të ri, “nëse ajo nuk e ka harruar”. Takimi më në fund u zhvillua më 16 qershor.

Ti më ke bërë njeri”, do ta pranojë shumë më vonë.

Më 16 qershor 1904, Xhojsi papritmas u gjend në jetën e tij të re.

As Nora, natyrisht, nuk mbeti i njëjti person pas asaj dite. Ajo, në fakt, është tregues i aftësisë së Xhojsit për të njohur të pazakontën dhe të mrekullueshmen në dukje të zakonshme (aspekti epikanikë) – aftësinë mbi të cilën do të mbështetet në pjesën më të madhe arti i tij. Ajo kishte shumë pak shkollë dhe nuk kishte asnjë interes për letërsinë, por falë zgjuarsisë së saj të natyrshme, si dhe dhuntisë së saj verbale, që i mundësoi t’i shprehte bindshëm ato cilësi, Nora nuk lejoi të ishte një provincialiste në shërbim të gjeniut.

Vetë Xhojsi i tha Norës në një rast: “Gjithçka që është fisnike, e thellë, e vërtetë dhe prekëse në ato që shkruaj, mendoj se vjen nga ti.

Tani i bashkuar me muzën e ëndërruar prej kohësh, atij i mungonte vetëm një nxitje e vogël për të nisur një rrugëtim gati tri dekadash që do të ndryshonte shumë historinë e letërsisë. Ky inkurajim erdhi në formën e një propozimi që i dërgoi Xhorxh Rasell. Ai i kërkoi Xhojsit të shkruante një histori të thjeshtë nga jeta e përditshme për revistën Irish Homestead. As njëri dhe as tjetri nuk mund ta dinin se kjo histori do të ishte vetëm i pari nga pesëmbëdhjetë tregimet e mbledhur në një përmbledhje të titulluar Dublinasit, në të cilën u mboll filizi i Uliksit. Këto tregime, për herë të parë, dëshmojnë qartë aftësinë e shkrimtarit për të përmbushur detyrën që i vuri vetes: për ti sjell njerëzve një lloj kënaqësie intelektuale apo gëzimi shpirtëror duke e kthyer jetën e përditshme në diçka artistike”.

Vetëdija hedoniste për rëndësinë e çdo momenti në jetën e njeriut e çoi Xhojsin drejt një qëndrimi artistik sipas të cilit në një botë që bën të pakuptimtë dhe tallet me gjithçka që dikur ishte dinjitoze dhe e lartësuar, nuk duhej kërkuar më asgjë madhështore.

Ajo duhet të krijohet pikërisht mbi bazën e një përditshmërie krejtësisht të zakonshme, banale, ndonjëherë vulgare. Historia e një dite shumë të zakonshme të një dublinasi të zakonshëm u jetësua në tregimet në përmbledhjen Dublinasit; ishte atherë kur Xhojsi kuptoi mundësitë e idesë së zbërthimit të mitit homerik për të krijuar një mit për jetën e zakonshme, banale të të ashtuquajturve njerëzve të vegjël. Në këtë mënyrë lindi romani i titulluar Uliksi.

Odisea e Homerit (greqisht: Odysseus) u riemërua nga latinët në Ulixes shumë kohë më parë. Në fakt, rreth 240 vite para Krishtit, në Romë, skllavi grek i liruar Lucius Livius Andronicus bëri përkthimin nga greqishtja në latinishtë. Ishte shembulli i parë i njohur i përkthimit artistik në histori (nga ky përkthim janë ruajtur vetëm 50 rreshta).

Më pas, “duke iu afruar pjesërisht origjinalit grek, Ulixes  u shndërrua në Ulysses dhe një formë e tillë e emrit u përvetësua në anglisht”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…