Beteja për karrige: PDS-JA NUK I JEP “TË MIRAT DETARE”

nenshkrimi-potpisGati katër muaj nga zgjedhjet parlamentare akoma nuk janë ndarë funksionet e drejtorëve në organet më të rëndësishme ndërmjet partnerëve të koalicionit, sepse apetitet e anëtareve të partive në pushtet frenojnë marrëveshjen përfundimtare. Në negociatat për ndarjen e funksioneve në veçanti është kontestuese se cili nga subjektet politike do të fitojë vendet e drejtorit në Të mirat detare, Drejtorinë për patundshmëri dhe Aeroportet e Malit të Zi, shkruan “Dan”.

Edhe mediet proqeveritare pak kohë më parë kanë publikuar lajmin që kuadrot e Partisë boshnjake në bazë të koalicionit parazgjedhor me PDS-në ka mundësi të marrin funksionet e drejtorëve në ndërmarrjet publike “Të mirat detare” dhe “Parqet nacionale të Malit të Zi”, në kuadër të të cilëve, tash 18 muaj funksionin edhe Kriporja.

Pastaj nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur” kanë njoftuar se kanë të drejtë në funksione udhëheqëse në të paktën dy ndërmarrje publike dhe se janë të interesuar që kuadrot e saj të marrin drejtimin e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.

Mirëpo, duket që çdo gjë do të mbes siç ishte, gjegjësisht, që PDS-ja nëpërmjet funksionarit të saj Predrag Jellushiq do të menaxhojë këtë ndërmarrje. Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” i mbetet kryetari i Këshillit drejtues, të cilin tash katër vite e mbulon kuadri i Forcës së re demokratike Xhaudet Cakuli, gjersa për Partinë boshnjake do të gjenden vende tjera atraktive të drejtorëve në ndërmarrje publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data