BI: ARKITEKTËT NGA TURQIA NË ULQIN

BI (1)Sot, me datë 20.11.2014, në Këshillin e Bashkësisë islame në Ulqin qëndruan në vizitë pune dy arkitektë nga Turqia ph.d. Zilhan Dogan dhe Dogan Kirkul, është kumtuar nga ky institucion.

Zilhan është ekspert për rikonstruktimin dhe restaurimin e objekteve nga trashëgimia kulturore dhe fetare e periudhës osmane ndërsa sot qëndroi ne Ulqin me bashkëpunëtorin e tij me kërkesë nga TIKA për te inspektuar gjendjen e xhaminë Namazgjah dhe Hamamin e xhamisë se Pashës.

Agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim (TIKA) është e interesuar qe te investojë në këto dy objekte ne Ulqin krahas investimeve të tjera pasi që shihet nevoja e një investimi të tillë.

Dy arkitektet janë pritur nga kryesia e KBI ne Ulqin dhe kane vizituar xhaminë Namazgjah ndërsa pas kësaj kane vizituar edhe Hamamin duke bere matjet dhe inspektimet e tjera për te krijuar idenë dhe projektin për zhvillimin e punimeve për restaurimin e këtyre dy objekteve. Pritet qe punimet te fillojnë ne muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi