Në takimin përmbyllës të vitit 2023 Bashkësia Islame e Kosovës ndau mirënjohje për mualimen nga Ulqini Mihana Goga Bekteshi e cila në periudha të ndryshme kohore ka dhënë kontribut në zhvillimin e aktiviteteve fetare në fushën e mësimbesimit dhe punë vullnetare.
Përveç punës së përditshme në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK), që nga viti 2018 ka filluar me aktivitete vullnetare.
- Promovimin e revistes së BIRK-ut„Dituria Islame“, në 17 komuna të Kosoves dhe një komune të Malit te Zi (sic janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Lipjan, Drenas, Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani Elezit, Gjilan, Kamenicë, Viti, Deçan, Dragash, Vushtrri, Peje dhe Ulqin), ku gjithsej janë promovuar dhe shitur 1028 ekzemplare të kësaj reviste.
- Organizimin dhe pjesëmarrjen e BIRK-ut në Panairet e Librit në Mal të Zi, si në vijim:
- Panairi i librit në Ulqin,me 29 korrik – 2 Gusht 2022, ku BIRK- u mori pjese me 70 tituj;
- Panairi i librit në Ulqin, me 17gusht-20 gusht 2023, ku BIRK-u u prezantua me 50 tituj;
- Panairi i librit në Tuz, me 12-15 shtator 2023, ku BIRK-u promovoi 50 tituj.
- Udhëheqjen e dy projekteve të përkrahura nga Komuna e Obiliqit:
- Projekt vullnetar „Vetëdijësimi i të rinjve për ruajtjen e shëndetit dhe ambientit“, i implementuar në vitin 2020;
- Në kuadër të Forumit për Komunikim e Dialog, projektin e quajtur „Edukim, emancipim, progres“, në vitin 2021.
Si rezultat i këtyre projekteve:
- 187 persona janë ndërgjegjësuar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit dhe shëndetit;
- 107 persona jane ndërgjegjësuar për mbajtjen e distances, bartjen e maskave dhe ruajten e higjienës personale;
- 43 persona janë vetëdijësuar për masat parandaluese të kancerit të gjirit;
- 20nxënës të shkollës së mesme dhe 5-mësimdhënës janë ndërgjegjësuar përmes ligjëratës për dëmin e mberutinave dhe riciklimin e tyre;
- 20 gra dhe vajza kanë mësuar metodat e shkrimit të projekt-propozimeve dhe lehsimin e aplikimit në grantet e komunës.
- Afërsisht 40 iniciativa vullnetare per pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit dhe mjedisit si dhe ligjerimeve të kësaj fushe, në komunat dhe fshatrat e tyre (si në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Shterpce).
- Për të gjitha këto, është shpërblyer dy herë me “Mirenjohje” nga:
- Organizata “Lets do it Kosova” në vitin 2020, ku edhe është shpallur vullnetare e vitit;
- Ministria e Administratimit të Pushtetit Lokal, në vitin 2019, për kontributin dhe aktivitetin e vazhdueshëm për komunitetet jo shumice, sic janë; komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
- Për më tepër, shënimi i Ditëve Ndërkombëtare dhe aktivitetet për parandalimin e COVID 19, kanë qenë të pandashme, si:
- shënimi i ditës globale të pastrimit;
- shënimi i ditës së ndërkombëtare për parandalimin e kancerit të gjirit;
- shpëndarja e maskave, dorzave dhe këshillave si të mbrohemi nga Covid- 19, gjatë pandemisë në Kosovë.