Të gjithë haxhitë nga Ulqini të cilët janë në pelegrinazh në Mekë janë shëndosh e mirë, njoftohet për Portalin Ul-info nga Bashkësia islame.
Siç është theksuar, ato sonte do ti përfundojnë të gjithë ritet në këtë qytet të shenjtë dhe nesër udhëtojnë për në Medine.
“Të gjithë haxhive ju urojmë me fat Kurban Bajramin dhe haxhi të ju pranohet”, shtohet në urimin e BI.
Nga Ulqini në pelegrinazh këtë vit udhëtuan 21 persona.