Bashkësia islame ka lajmëruar që të martën, me 15 tetor, është dita parë e festës myslimane Kurban Bajramit. Thuhet që atë ditë namazi i sabahut në xhamiat e Ulqinit falet në ora 6.30, ndërsa namazi i Bajramit në ora 7.34.
Shtohet që të hënën është Dita e Arefatit, kur haxhitë në Meke qëndrojnë në kodrën Arefat, vendin e mëshirës, në të cilin, mbas uljes nga Xheneti (Parajsa), prapë janë takuar Ademi (Adami) dhe Havaja (Eva), paqja qoftë mbi to.
Atë ditë myslimanët në Ulqin tradicionalisht agjërojnë dhe tentojnë që sa më shumë kohë të kalojnë në lutje, në përmendjen e emrave të bukurë të Zotit dhe kryerjen e veprave të mira.