Për shkak të pasojave katastrofale të motit të keq, Bashkësia islame në Mal të Zi organizon këto ditë mbledhjen e ndihmës për njerëzit e rrezikuar në Bosnje dhe Hercegovinë. “Kontributet tuaja mund të paguani në hapësirat e Këshillit në të gjithë qytetet e Malit të Zi, ndërsa aksioni zgjat deri më 30 maj. Të jemi humanë dhe ti ndihmojmë atyre të cilëve ndihma i nevojitet”, thuhet në apelin e BI MZ.