Në fillim të marsit Bashkësia islame do të organizojë tubimin dedikuar kadi Hysejn Mujalit, njoftohet nga ky institucion.
Mujali ishte gjykatësi i fundit sipas sheriatit (sipas ligjit islamik) në Ulqin.
Kishte bibliotekën e madhe personale, e cila u ruajt vetëm pjesërisht.
Nga Komuniteti islamik theksojnë që në këtë tubim, i cili do të mbahet me 3 mars, biblioteka do të prezantohet veçanërisht.