BI: NESËR HAPET LOKALI I “BEREQETIT”

 

BereqetiMexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin ka caktuar për komisionin “Bereqeti” lokalin përballë xhamisë “Kryepazari” si pike për të mbledhur ndihma dhe për t’i shpërndarë ato më tej.

Momentalisht lokali është duke u adaptuar për t’u bere gati për javën qe vjen. Siç behet e ditur nga “Bereqeti” hapësirat e reja do te jene ne funksion te mbledhjes së gardërobës dhe shpërndarjes se saj si dhe te mjeteve dhe elementeve tjera te cilët do te shpërndahen me tej.

Hapësirat e “Bereqetit” do te jene edhe vendtakim i aktivisteve te Bereqetit me bashkëqytetarët te cilët çfarëdo lloj ndihme mund ta dërgojnë aty. Bereqeti i Bashkësisë islame ne Ulqin dita-ditës dëshmohet me punën e vet duke ndihmuar ne mënyrë me te organizuar Bashkësinë islame ne Ulqin qe te kryeje misionin e vet fisnik.

Akoma pa përfunduar punimet, Bereqeti ka dhuruar një karrige për persona me nevoja te veçanta dhe vazhdon te mendoje për kategorinë e njerëzve e cila ka me se paku kujdesin e shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi