Nga Bashkësia islame e Ulqinit njoftojnë që nesër është Lejletul-r-regaib, nata e parë nga tre netët e parë që tregojnë për ardhjen e muajit të Ramazanit.
Lejletur-r-regaib është Nata e zënies, nata e bekuar kur në barkun e nënës Amine është zënë profeti fisnik Muhamed.
Mbasi që kjo natë paraqet uljen e mëshirës të gjitha botëve, të gjitha qenieve, të gjithë popujve, për të gjitha kohërat, prandaj emërohet edhe si Nata e dëshirave të plotësuara. Është traditë në Ulqin që kjo natë të agjërohet, kështu që nesër, më 1 maj, këtë do ta bëjnë ato që dëshirojnë.
Përndryshe, muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit fillon me 28 qershor, derisa dita e parë e Bajramit të ramazanit fillon më 28 korrik.