BI: PËRPAROJNË PUNIMET NË MEDRESE, ME TË EDHE XHAMIA

IskitNë prani të një numri të madh të imamëve dhe besimtarëve, dje delegacioni prej 48 anëtarësh të Shoqatës për kulturë dhe arsim “Iskit” nga Stambolli ka vizituar punimet në Medresenë e femrave, ku ato janë donatorë.

Turqit thanë se do të donin që së bashku me këtë objekt fetar-arsimor në Fushë të Ulqinit të ndërtohet edhe xhamia.

Kryimami i Ulqinit haxhi Ali ef. Bardhi i falënderoi për përkrahje të cilën shoqata “Iskit” dhe shteti i Turqisë i ofron Ulqinit. Ai tha se për medrese është pritur gjatë dhe se ajo ka ekzistuar në Ulqin kur ky qytet ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Drejtuesit e “Iskit-it” dhe ato të Këshillit të bashkësisë islame i pranoi kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Me këtë rast mysafirët nga Turqia treguan gatishmëri dhe dëshirë të investojnë në projekte të ndryshme për të mirën e qytetarëve të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci