Nga Bashkësia islame e Ulqinit kanë njoftuar se është gati projekti i xhamisë së madhe në Fushë të Ulqinit.
Ajo do të gjendet në kuadër të Qendrës islame, bashkë me Medresenë e vajzave, ndërtimi i së cilës është në vijim.
Punimet me vlerë prej rreth 1,2 milion euro në ndërtimin e këtij institucioni fetar-arsimor i financon “Shoqata e miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli.
Pritet që nxënëset e para Medreseja e vajzave t’i pranojë në shtator të këtij viti.