BI: SHËNIMI TRADICIONAL I MEVLUDIT

mevludBashkësia islame e Ulqinit dhe e Malit të Zi do të organizojë këtë vit një sërë manifestimesh me të cilët do të shënohet përvjetori i lindjes së profetit Muhamed.

Për nder të kësaj ngjarjeje, e cila sipas llogaritjes islamike të kohës këtë vit i bie të mërkurën, më 23 dhjetor, në territorin e komunës së Ulqinit do të mbahen dy manifestime. Mevludi tradicional do të mbahet në xhaminë e Shasit, ndërsa programi i rastit do të organizohet në Sallën e madhe të Qendrës kulturore.

Shënimin i kësaj date të rëndësishme do ta organizojë edhe Bashkësia islame në Mal të Zi, të martën mbrëma, në hotelin “Ramada” në Podgoricë.

Me iniciativë të këtij institucioni shënimi i Mevludit së shpejti do të shënohet si trashëgimi jomateriale e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi