Filozofi i njohur Ferid Muhiq do të jetë mysafirë të dielën, më 17 gusht, në Ulqin, është lajmëruar Portalit Ul-info nga Bashkësia islame. Siç thuhet, ky shkencëtari I njohur do të mbajë ligjëratë dhe do të prezantojë librat e veta më të reja.
Muhiq ka lindur në vitin 1943 në Bosnje dhe Hercegovinë, por tash 55 vite jeton në Shkup ku ligjëron filozofinë bashkëkohore, filozofinë antropologjike dhe filozofinë politike. Është ligjërues në një sërë universitetesh në Europë, SHBA dhe Azi.
Ka botuar rreth 20 libra filozofikë, si dhe disa përmbledhje poezish.