Të marten, me 11 shtator të vitit 2018, është një muharrem i vitit 1440 sipas hixhrit, gjegjësisht Viti i Ri mysliman.
Me këtë rast, pas namazit të akshamit, në ora 19:30, në xhaminë në Krye të Pazarit, ligjëratë do të mbajë Ismail ef. Hysaj, profesori në Medresenë “Mehmed Fatih” në Podgoricë.
Nga Bashkësia Islame ia uruan të gjithë besimtarëve Vitin e Ri sipas Hixhrit, me dëshirë që ta presin dhe ta kalojnë në mëshirën dhe bereqetin e Zotit.