Të shtunën, me 10 qershor, në Qendrën e kulturës në Ulqin, do të organizohet mbrëmja fetare në të cilën do të ligjërojë teologu i njohur nga Tirana Elvis Naçi.
Përndryshe, organizatorë të kësaj mbrëmje janë Bashkësia islame e Malit të Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin.
Pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe shfaqja e dramës e organizuar nga nxënësit e medresesë “Mehmet Fatih” në Tuz.
Mbrëmja fillon në ora 21:30.