Në komunën e Tivarit dje përfundoi shqyrtimi publik për emërtimin e rrugëve.
Siç mëson Portali Ul-info, Bashkësia islame e këtij qytet dhe Këshilli për kulturë dhe shkencë i Qendrës islame i dërguan Këshillit për emërtimin e rrugëve të Kuvendit komunal të Tivarit propozimet e veta.
Ndër emrat e propozuara janë edhe dy personalitete të rëndësishme nga Kraja: Tahir-pasha Draga dhe shejh Tahir Kanaqi.
Pritet që vendimi për emërtimin e rrugëve të bihet në mbledhjen e parë të ardhshme të Parlamentit lokal të cilin e drejton Osman Subashiq.