BI Ulqin me shoqata turke: KURBANE PËR TË VARFËRIT

Kurban 1Komisioni Bereqeti i cili funksionon në kuadrin e Këshillit të Bashkësisë islame Ulqin nëpërmjet dy shoqatave turke, njëra e cila quhet shoqata “Hudai Vakfi” me seli ne Turqi, kurse tjetra “Europe aid foundation” me seli në Belgjikë. 

Prerja e kurbanave nga donacioni i vakëfit “Hydai Vakfi” është bërë në Anë të Malit-Ulqin ku janë prerë gjashtë bagëti të trasha edhe mishi i kurbanit u shpërnda për familjet në nevojë. Ky është viti i dytë rradhazi që kjo shoqatë shpërndan kurbana në Ulqin.
Kurse fondacioni “Europe aid foundation” preu katër bagëti të trasha nga ku u bë shpërndarja për familjet në nevojë. Ky është viti i parë i këtij fondacioni që shpërndan kurbana në Ulqin.

Është viti i tretë i rradhës që Këshilli i Bashkësisë Islame Ulqini organizon prerjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanëve për familjet në nevojë nga donacionet nga Turqia. Në vitin e parë kurbanat janë dhuruar nga organizata turke IHH, vitin e kaluar edhe në këtë vit janë dhuruar nga Hydai Vakfi, kurse këtë vit për të parën herë Fondacioni për Ndihmë nga Evropa dhuroi kurbana për të varfërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…