BI Ulqin: TAKIM NË ANË TË MALIT

BI UlqinKëshilli i Bashkësisë islame në Ulqin me datë 08,01,2014 ka organizuar takim me të gjithë imamët dhe mutevelinjtë/kujdestarët e xhamive ne nivel komunal, u kumtua nga ky institucion. Ne takimin e organizuar ne Krythë te Anës se Malit ne restorantin Lamiga morën pjesë imamët dhe mutevelinjtë e xhamive te Ulqinit dhe te gjithë fshatrave te komunës se Ulqinit te cilët janë pjesë e KBI në Ulqin. Ne takim ishin te pranishëm rreth katërdhjete persona. Ne kete takim gjithashtu moren pjese kryetari dhe përfaqësues te tjerë te BKA ( Biznis Klub Ana e Malit) te cilët njëherit edhe sponsorizuan kete takim.

Fjalën përshëndetëse e mori kryeimami mr. Ali ef. Bardhi i cili para te pranishmeve foli për projektin e regjistrave te lindjeve dhe vdekjeve dhe rendësin e këtij projekti duke theksuar se një popull ruan identitetin e vet duke ruajtur historinë e tij. Ketë projekt e ka  financuar BKA. Pastaj kryemami vazhdoi rreth mevludit- lindjes se me te dashurit Muhammedit a.s. dhe rendësisë se shënimit te kësaj date ne mënyrë sa me dinjitoze.

Pas tij fjalën e mori zyrtari i Meshihatit Omer ef. Kajoshaj i cili foli për historinë e profetëve te Zotit dhe atë se ne çdo sfide te jetës, tek historitë e tyre do te gjejmë sprova te njëjta por edhe mënyrën e reagimit ndaj sprovave dhe sfidave te jetës. Ne si muslimanë duhet te ruajmë besimin për t’i përballuar sfidat e jetës por ketë mund ta arrijmë nëse jemi te bashkuar. Rruga e gjithë profetëve tani vazhdohet nga dijetaret e hoxhallarët te cilët me sakrifica i ballafaqojnë sfidat e jetës ne mënyre qe te ruajnë dhe kultivojnë besimin ne brezat e rinj.

Sekretari i Meshihatit ne Mal te Zi Fuad ef. Çekiq foli gjithashtu për rendësin  e ruajtjes se identitetit kombëtar dhe fetar dhe se regjistrat e lindjeve dhe vdekjeve janë dëshmi e ekzistencës sonë ne këto troje. Edhe pse qeveritë e mëhershme kane shkatërruar arkivin e Bashkësisë islame ne Mal te Zi, ne duhet qe te zhvillojmë infrastrukturën ne Bashkësinë islame ne Mal te Zi ne mënyre qe brezat e ardhshëm te dine se kujt i takojnë – shtoi ai.

Ne fund, kryetari i KBI ne Ulqin i dorëzoi fletë falënderim kryetarit te BKA-se Kabil Kurtit duke i’u falënderuar për përkrahjen e projekteve te KBI ne Ulqin ndërsa z. Kurti shtoi se afaristet duhet dhe to te gjinden gjithmonë pranë Bashkësisë Islame dhe projekteve te saj ne mënyrë qe te gjithë se bashku te ecim rrugës se Zotit.

Ne fund, duanë pas këtij takimi i beri mr. Behlul Kanaqi, zyrtar ne Meshihatin e Bashkësisë islame ne Mal te Zi.

Te gjithë te pranishmeve i’u nda libri “Historitë e profetëve” e autorit Amr Halid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…