Dhjetë enë për përgatitjen e ushqimit sipas parimeve të hallall ushqimit janë dorëzuar në tetë spitale të Malit të Zi.
Ndër to është edhe Spitali i Tivarit, Qendra Klinike e Malit të Zi në Podgoricë dhe Spitali i specializuar për sëmundje të mushkërive Brezovik në Nikshiq.
“Ky donacion do të përmirësojë sistemin ekzistues për përgatitjen e ushqimit”, tha drejtori i Spitalit të Podgoricës Milan Mijoviq.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq ka thënë se në periudhën e ardhshme do të organizohen vizitat në institucionet shëndetësore në mënyrë që të ju sqarohen standardet e ushqimit Hallall.