Përfaqësuesit e Qendrës mesdhetare të fotografisë nga Tivari, Anto Bakoviq dhe Lubo Karanikiq, kanë dhuruar të shtunën libra të vlefshme Bibliotekës së qytetit në Ulqin.
Bëhet fjalë për gjashtë monografi të muzeve të mëdha botërore, të cilat janë botuar në gjuhën shqipe para gati 50 vitesh.
“Jemi të sigurt që ky është vendi më i mirë për ruajtjen e këtij thesari të çmuar ”, tha Karanikiq duke ia dorëzuar librat drejtoreshës së bibliotekës Ardita Rama.
Ajo u falënderua për dhuratën duke theksuar që kohët e fundit është I theksuar problem i pasurimit të fondit të librave në bibliotekën e Ulqinit.