Gjatë vizitës në Ulqin politologu dhe publicisti nga Kosova, Albinot Maloku vizitoi Bibliotekën Popullore “Mirko Srzentiq” ku u prit nga udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama.
Me këtë rast Maloku e falënderojë znj.Rama për mikpritjen dhe i dhuroj kopje të librave të tij Bibliotekës Publike të Qytetit të Ulqin.
Titujt e librit për bibliotekën u konsideruan me vlerë për bibliotekën, duke u nisur nga fakti se në to flitet për shqiptarët sidomos në trevat jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Problemi i cili pritet të zgjidhet për bibliotekën janë hapësirat e saja dhe digjitalizimi.