Nga data 1 shtator 2021 Biblioteka e Qytetit ofron anëtarësim falas njëvjeçar për vitin shkollor 2021/22 për të gjithë nxënësit deri në klasën e katërt të shkollës fillore.
Ky vendim është sjellë nga Këshilli Drejtues e Qendrës për Kulturë në pajtim me udhëheqësinë e saj, drejtorin e Qendrës dhe udhëheqësen e Bibliotekës, me qëllim të promovimit të librit e nxitjes së leximit te fëmijët.
Rikujtojmë se anëtarësim falas në Bibliotekë kanë të drejtë fëmijët dhe të rinjtë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, si dhe të gjithë personat me invaliditet, ndërsa tradicionalisht për të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit anëtarësimi falas njëvjeçar në Bibliotekë ofrohet në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, e cila shënohet më 23 prill.
Udhëheqësja e Bibliotekës,
Ardita Rama