Libri “Zërat nga dhoma e shurdhër”(Glasovi iz gluve sobe) i gjeneralit Bllagoje Grahovac do të prezantohet të enjten, më 25 qershor me fillim në ora 19, para publikut të Ulqinit në Bibliotekën e qytetit.
Ky libër është përbërje e pazakontë e dokumentëve, pjesëve autobiografike, opservimeve, analizave gjeopolitike dhe deklaratave të dëshmitarëve dhe ka shkaktuar interesim të madh në tërë regjionin.
“Grahovci edhe në këtë libër, siç e bënë në opinionet dhe analizat e veta në “Vijesti”, ka demistifikuar fuqinë, por edhe ushtrinë si një nga simbolet e fuqisë”, thotë kritiku letrar Ballsha Brkoviq duke theksuar se “vetëm pas leximit të këtij libër mund të krijohet pasqyra e vërtet e ferrit në të cilin kemi jetuar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar”.