Në Bibliotekën e qytetit në Ulqin sot iu dorëzua nxënësve më të mirë të klasave përfundimtare të shkollave të mesme Diploma e gjuhës gjermane. Me këtë dokument ato mund të regjistrohen në fakultetet e Gjermanisë dhe Austrisë.
Njëkohësisht është organizuar gara nacionale e leximit në gjuhën gjermane për nxënësit e shkollës fillore.
Juria në të cilën ishin këshilltari gjerman për gjuhë gjermane Armin Schur, nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepa Lika dhe drejtuesja e Bibliotekës dhe prof. e gjuhës gjermane Ardita Rama, për më të mirën e shpalli Fatjona Lajkën, nxënësen e Shkollës fillore “Marshall Tito” në Ulqin, derisa vendin e dytë e zuri Alldin Metanoviq.
Lajka me këtë sukses siguroi pjesëmarrjen në “Garën ballkanike të leximit në gjuhën gjermane”, e cila në tetor do të mbahet në Beograd.
Garën e organizoi dhe financoi Agjencia qendrore gjermane për shkollat jashtë shtetit.