Projekti Audio Libra Shqip, i drejtuar nga prof. Luljeta Avdiu Cura dhe i mbështetur nga Fondi për Pakica, synon të krijojë një bibliotekë audio në gjuhën shqipe.
Ky projekt ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes librave audio, duke i sjellë librat më afër për komunitetet shqiptare kudo që ndodhen.
Vlera e leximit në zhvillimin personal dhe arsimor është e madhe, dhe librat audio mundësojnë një mënyrë të re për të përvetësuar njohuri, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin apo preferojnë të dëgjojnë përmbajtje gjatë aktiviteteve të tjera.
Ky projekt synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë shqiptarë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e literaturës.
Projekti në fjalë është i pari i këti lloji te shqiptaret e Malit të Zi.
https://www.youtube.com/watch?v=q6perAapCPo