Biblioteka e Ulqinit është pasuruar me 13 tituj të rinj, falë donacionit të bërë disa ditë më parë nga poetja e njohur nga Tetova, Sadije Aliti.
Aliti është pritur nga udhëheqësja e Bibliotekës Ardita Rama, me të cilën kanë biseduar edhe rreth organizimit të një nate letrare kushtuar autores në Ulqin.
Përveç donacionit për bibliotekën e Ulqinit, Aliti ka dhuruar librat e sajë edhe për Gjimnazin Publik “Vëllazërim Bashkim” ku eshtë pritur nga drejtoresha Ardita Kovaçi.

Sadije Aliti është poete e njohur. Ka diplomuar në Universitetin e Shkupit, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ku edhe ka magjsitruar në shkencat e letërsisë. Sadije Aliti më shumë se tre dekada në opinionin e gjërë është e njohur si gazetare, profesoreshë dhe mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste dhe aktiviste e sektorit qytetar sidomos në aspektin e fushëveprimit të të drejtave të grave, poete me 18 tituj të botuar. Vargu i Sadije Alitit, komunikon në disa gjuhë të botës, pasiqë është e përkthyer dhe botuar, si: sllovenisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht, anglisht, greqisht, suedisht, maqedonisht, serbisht, rumunisht, maqedonisht, hungarisht, bullgarisht, danezisht, norvegjisht.