Shoqata e bibliotekistëve të Malit të Zi po merr pjesë në projektin ndërkombëtar INELI-Balkan (International Network of Emerging Library Innovators in the Balkan region – Rrjeti ndërkombëtar i inovatorëve në regjionin e Ballkanit).
Siç njofton organizatorët, qëllimi i projektit është të lidh bibliotekistët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Greqia, në mënyrë që të formohet rrjeti i qëndrueshëm i cili do të nxisë bashkëpunimin dhe inovacionin, e-mësimin dhe eksperimentimin me ide të reja.
Në fazën përgatitore të projektit me anë të shpalljes publike u përzgjodhën 35 bibliotekarë inovues të vendeve ballkanike. Nga Mali i Zi u zgjodhën Ardita Rama (Biblioteka e Ulqinit) dhe Edin Smajlloviq (Biblioteka e Bijello Pole).