Në 36 orët e kaluara në zonën e komunës së Ulqinit ranë rreth 100 litër shi për metër katror. Meteorologët paralajmërojnë që tërë kësaj jave do të ketë shi, ndërsa që reshjet më intensive do të jenë gjatë ditës së sotme.
Reshjet atmosferike dhe jugu i fortë kanë sjell rritjen e madhe të nivelit të Bunës. Vetëm dje niveli i ujit të këtij lum është rritur për rreth gjysmë metër!? Nuk ka shenja që janë të mundshme përmbytjet, por gjithsesi duhet rritur vëmendjen.