Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq do të hap nesër, më 27 maj të vitit 2016, në Palazzo “Malipero” në Venedik, Pavijonin e Malit të Zi në Bienalin e XV të arkitekturës, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Tema e Pavijonit të Malit të Zi do të jetë Projekti Kriporja e Ulqinit, i cili korrespondon me temën e Bienalit “Raportimi nga fronti”. Me të, siç thuhet, theksohet rëndësia e gjetjes së simbiozës së njeriut dhe natyrës dhe jepen propozime të qëndrueshme lidhur me të ardhmen e Kripores.
Në Venedik më 29 maj do të mbahet simpoziumi “Raportimi nga Mali i Zi”, i cili merret me projektin Kriporja e Ulqinit.