Bilanci gjysmëvjetor në „Albatros” dhe “Rivierë të Ul”: MË MIRË SE VJET

albatros-hotels-montenegroDrejtori i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Albatros” Xhemal Bushatliq ka thënë për Portalin Ul-info që për gjashtë muaj e parë të këtij viti vizita në këtë hotel është për rreth tetë për qind më e mirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Ai shtoi që numrin më të madh të mysafirëve në këtë hotel e përbëjnë Rusët, e pastaj mysafirët nga regjioni.

Në gjysmëvjetorin e parë vizitë më të lartë se vjet kanë edhe në Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”. Sipas fjalëve të drejtorit të kompanisë më të madhe turistike në Ulqin Radomir-Mikan Zec, vetëm në Adë vizita e mysafirëve është më e madhe për 20 për qind.

Ai tha që për shkak të numrit më të madh të ditëve me vranësira dhe shi gjatë qershorit, konsumi jashta pansionit është më i dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi