Bilanci i NHP “Riviera e Ulqinit”: DY HERË MË MIRË SE VJET

Ulcinjska rivijera, Riviera e UlqinitNë nëntë muajt e parë të këtij viti Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” ka realizuar profit prej 247 mijë euro, apo për 2,3 herë më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njoftohet nga kjo kompani.

Siç tha për “Vijesti” zëdhënësja e kësaj kompani Ana Zhivanoviq, objektet e kësaj kompani ishin për 15 për qind më mirë të mbushur se sa në vitin 2014.

“Me kapacitete të plota kemi punuar 110 ditë”, tha ajo duke theksuar se numri më i madh i mysafirëve vijnë nga Çekia.

Rreth 62 për qind e kapitalit të NHP “Riviera e Ulqinit” i takon Qeverisë së Malit të Zi dhe fondeve të saja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi