Specialistja e epidemiologjisë Dr. Lilana Joviqeviq deklaroi për Portalin Ul-info në territorin e Komunës së Ulqinit janë gjithsej 7 persona të infektuar me virusin Kovid – 19 .
“Një person është i shtruar në Qendrën Klinike në Podgoricë, dy janë në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, ndërsa katër janë në izolim shtëpiak”, shpjegoi ajo.
Dr. Joviqeviq apeloi tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet e organeve kompetente dhe të rrinë në shtëpitë e tyre.