Kjo fotografi është bërë sot në rrugën kryesore të Ulqinit, tek Gjimnazi. Autobusi me turistët e huaj nuk kishte mundësi të kaloi jo vetëm për shkak të parkimit të paligjshëm të automjetit, por edhe për shkak të bilbordit të vendosur në mënyrë joadekuate.
Ky është rast i shpeshtë në këtë vend, sepse ky bilbord tash shumë kohë pengon komunikacionin dhe lëvizjen e këmbësorëve, prandaj sa më shpejt duhet të hiqet.
Përndryshe, ky bilbord nuk është vendosur në programin e objekteve të përkohshëm, si dhe 20 bilborda tjerë të mëdhenj në rrugët e Ulqinit.