Dhjetë lloj të bimëve të cilët rriten vetëm në pjesën e pasme të Plazhit të madh dhe në asnjë vend tjetër në Mal të Zi janë jashtëzakonisht të rrezikuara, ndër të cilët është edhe zambaku ranor, njoftuan biologët.
Botanistja e njohur dhe ligjëruesja në Fakultetin matematiko-natyror në Podgoricë Danka Cakoviq ka thënë për “Pobjeda” se për shkak të ndërtimit të madh të planifikuar në këtë zonë, këto bimë mund të zhduken.
Edhe këshilltarja në Agjencinë për mbrojtjen e mjedisit jetësor Ruzha Qiroviq thotë se llojet bimore dhe kafshore janë shumë të rrezikuara në të ashtuquajturin “trekëndëshin e Adriatikut” (delta e lumit Buna me malet përreth të Shqipërisë dhe Malit të Zi).
Sipas fjalëve të saja, kjo zonë vazhdon të jetë një nga rezervatet më të rëndësishme biogjenetikë të Europës.