BIRN: KRIPORJA ËSHTË ENDE NJË THESAR I ULQINIT

I rrethuar nga fabrika dhe magazina të braktisura, gazetari i Ulqinit Mustafa Canka diskuton për zogjtë me një çift të moshuar gjerman në kriporet dikur të famshme të këtij qyteti bregdetar malazez.

Me një sipërfaqe prej rreth 1,500 hektarë, kriporja e Ulqinit është një nga më të mëdhatë në Mesdhe, por tetë vjet që kur aty u ndal puna, ky vend është bërë i preferuar për mijëra zogj që e përdorin atë për të pushuar dhe për t’u shumuar, flamengot më të famshmit ndër ta.

Pas vitesh shqetësime mbi kërcënimin që paraqesin investitorët privatë me planet e tyre për hotele dhe apartamente turistike, qeveria e Malit të Zi thotë se në tetor do të publikojë një plan për të realizuar potencialin e plotë të kriporeve.

Mbrojtësit e mjedisit dhe Bashkimi Evropian thonë se çdo plan duhet të ruajë rëndësinë e kripores së Ulqinit për zogjtë shtegtarë, por një mosmarrëveshje e pazgjidhur pronësie po i vështirëson përpjekjet për ta mbrojtur atë.

“Për zogjtë shtegtarë, ky vend është po aq i rëndësishëm sa aeroporti Hithrou i Londrës dhe JFK i Nju Jorkut për trafikun ajror”, tha 52-vjeçarji Canka. “Kriporja është ende një thesar për qytetin e Ulqinit, edhe nëse askush nuk po e mbledh më ‘arin e tij të bardhë të çmuar’.” 

Do të rinisin kërkesat për rifillimin e punës

Në Ulqin u prodhuan sasi të mëdha kripe për gati një shekull, duke e transformuar peizazhin rreth qytetit të vogël bregdetar ndërsa respektohej edhe natyra.

Kriporja e Ulqinit është një Zonë e Rëndësishme për Zogjtë. Me 252 lloje zogjsh të regjistruar në ligatina çdo vit, ai është vendi më i rëndësishëm për dimërimin, ngritjen e foleve dhe ushqyerjen e zogjve në bregun lindor të Adriatikut, si dhe vendi kryesor i ndalesës për zogjtë që migrojnë përtej Adriatikut, mes tyre pelikanë dhe flamengo.

“Mijëra zogj pushojnë këtu në pranverë dhe vjeshtë dhe furnizohen me karburant për pjesën tjetër të fluturimit të tyre”, tha Canka. “Ashtu si ky çift gjerman, njerëz nga e gjithë Evropa vijnë këtu për të vëzhguar zogjtë.”

E gjithë zona dikur i përkiste kompanisë shtetërore të kripës Bajo Sekulic, e cila u privatizua në 2002 dhe iu shit në fondit të investimeve Eurofond.

Por për shkak të borxheve dhe mungesës së investimeve, Kriporja e Ulqinit deklaroi falimentimin në vitin 2012 dhe kështu ndaloi edhe procesi i heqjes së ujit të ëmbël dhe pompimit aty të ujit të kripur, i cili është jetik për ruajtjen e vendit si një habitat natyror.

Përpjekjet e përsëritura të autoriteteve për të shitur asetet e Kripores së Ulqinit dështuan dhe në vitin 2014 u hartua një plan për të kthyer gati 15 kilometra katrorë pellgje, kanale dhe brigje në një kompleks turistik që përmban hotele dhe fusha golfi.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr si çdo qeveri tjetër malazeze që nga fillimi i viteve 1990 nga Partia Demokratike e Socialistëve, DPS, e miratoi planin, por ndryshoi kursin pas një ndërhyrjeje nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë. Ata bënë thirrje për rivitalizimin e biodiversitetit të zonës, i cili kërkon rifillimin e punës aty.

Pas disa muajsh presion nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat mjedisore, Parqet Kombëtare dhe bordi i administruesve të kriporeve nënshkruan një kontratë njëvjeçare në vitin 2015 me anë të së cilës shteti ishte i detyruar të mbronte mjedisin përreth Kripores së Ulqinit dhe biodiversitetin e tij.

Në qershor 2019, komuna e shpalli Kriporen e Ulqinit një park natyror, i cili në shtator 2019 u përfshi gjithashtu në të ashtuquajturën “lista Ramsar” e Ligatinave me Rëndësi Ndërkombëtare.

Nevojitet qartësi mbi pronësinë e saj

Vitin e kaluar, pas tre dekadash sundimi të pandërprerë, DPS ra nga pushteti dhe në korrik të këtij viti qeveria që e zëvendësoi atë njoftoi se kriporet do të bëheshin pronë shtetërore pasi Këshilli i qeverisë për Privatizim dhe Projekte Kapitale refuzoi një kërkesë nga ndërmarrja private e falimentuar e kripës Bajo Sekulic për të drejtat e pronësisë së kësaj zone.

Qeveria tha se do të hartonte një plan për të ardhmen e vendit deri në tetor. Ndërkohë, menaxhimi i objekteve të Kripores së Ulqinit i ka kaluar autoritetit të Parqeve Kombëtare.

Ministria e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit i tha BIRN se pompat do të ndizeshin përsëri.

“Ne do të garantojmë funksionimin e mëtejshëm të pompave dhe menaxhimin e ujit, si dhe shërbimin e sigurisë që do të mbikëqyrë zonën e mbrojtur”, tha ministria. “Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mbështetjes së nevojshme për ruajtjen, përmirësimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të Kripores.”

Aksionerët e Bajo Sekuliç, megjithatë, thonë se ata do ta kundërshtojnë këtë veprim në gjykatë, duke çuar më tej një grindje pronësie që kërcënon të minojë përpjekjet e qeverisë.

“Ka disa organizata ndërkombëtare dhe banka zhvillimi që mund të investojnë në zhvillimin e kripores. Por askush nuk do të investojë në një projekt pronësia e të cilit nuk dihet”, tha Gudrun Steinacker, një ish-ambasadore në Malin e Zi, për të përditshmen malazeze Pobjeda në dhjetor 2020.

Vitin e kaluar, në progres raportin e tij për Malin e Zi, Komisioni Evropian paralajmëroi se veprimi mbi Kriporen e Ulqinit do të jetë me rëndësi kyçe për Kapitullin 27 të negociatave të pranimit të vendit në lidhje me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Raporti bëri thirrje për veprime urgjente për të sqaruar pronësinë. Vendimi i qeverisë në korrik është vetëm hapi i parë në shpëtimin e ligatinave, tha Ksenija Medenica nga OJQ-ja Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve, CZIP.

“Për shkak të çështjes së pazgjidhur të pronësisë, ne patëm një mungesë të masave të nevojshme që duhej të kishin çuar në përmirësimin e mbrojtjes së kripores”, tha Medenica për BIRN. “Derisa të kemi një menaxher profesionist, me përvojë dhe të përhershëm, nuk mund të flasim për ruajtjen e kripores në kuptimin e duhur.” (Samir Kajosheviq, BIRN)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin