Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit.
Ato do të bisedojnë me kryetarin Omer Bajraktarin dhe bashkëpuntorët e tij për realizimin e projekteve kapitale nga Qeveria e Malit të Zi, të cilat janë të parapara me Buxhetin për vitin 2022 në komunën e Ulqinit.
Pritet që deri në fund të vitit të realizohen investime nëasfaltimin e rrugëve lokale në vlerë rreth 500 mijë euro, shpronësimi i tokës që lidh Bulevardin Skënderbeu me Bulevardin Teuta, si dhe hapjen e tenderit për ndërtimin e tij.