Biznis Klub Ana e Malit nisi një sërë programesh të dedikuara studentëve dhe të rinjve të diplomuar, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të tyre për sfidat që i presin në jetën mbas studentore.
Një nga këto programe, ndoshta edhe më i rëndësishmi, do të jetë shërbimi i punësimit, i cili nënkupton lidhjen e të rinjve të diplomuar me kompanitë dhe institucionet e anëtarësuar në BKA. Këtu përfshihet seksioni i informacionit për të rinjtë si dhe krijimi i mundësive për përfundimin e praktikës shtetërore, në varësi të profileve që ato dëshirojnë të aplikojnë. “Sigurimi i përfundimit të praktikës shtetërore për çdo të ri të paraqitur është prioritet i joni”, pohojnë në BKA.
BKA fton të gjithë të interesuarit për përfundimin e praktikës shtetërore në kompanitë e anëtarësuara tek kjo organizatë, të ndjekin këto hapa:
Hapi 1 : Plotësojeni formularin. (Shkarkoni formularin: Aplikimi ne BKA)
Hapi 2 : Formularin e plotësuar dërgojeni në : BIZNIS KLUB ANAMALIT BKA – biznisanamalit@gmail.com
Hapi 3 : Rrini në kontakt për takimin e rradhës.
Afati për aplikim përfundon më 01. 10. 2013.