REAGIM
BL Vlladimir dhe shoqata Ora reagojnë në lidhje më organizimet e ceremonive fetare në objektet kulturore-historike që gjenden në Qytetin e Vjetër të Shasit të cilat janë publikuar në disa media të shkruara
Qyteti i Shasit me shtresat kulturore arkeologjike që njihen deri më sot dëshmojnë rrjedhën e jetës në një periudhë prej rreth 8000 viteve. Me këtë rrjedhë historike trashëgimia kulturore e Shasit përfaqëson: historinë e kulturës neolitike (6000 – 3300 të eres së hershme) me të cilën zën fill historia e vendbanimit të Shasit, trashëgiminë kulturore të kohës së metaleve (3300 – 400 të eres së hershme) e cila fillon me kohën e bakrit (3300-2100) dhe vazhdon me kohen e bronzit (2100-1200 të eres së hershme) dhe te hekurit (1200-500 të eres së hershme) që është periudha kur vendbanimi i hershem i Shasit ishte i fortifikuar me mure ilire; trashëgiminë kulturore ilire të periudhës së Shtetit Ilir , kur Ana e Malit me qendren e saj të Shasit si trevë qendrore e hapsires ku merr vrullë zhvillimi i qyteteve ilire që fillon nga koha e dinastisë së Bardhylit (400 – 335 të eres së hershme) e vazhdon gjatë periudhës së dinastisë së Glaukut e dinastisë së Agronit zën një vend te rendesishem njëjtë si dhe gjatë gjithë periudhes antike kur dhe është e deshmuar rruga Ulqin-Shas-Shkoder; trashëgiminë kulturore të shekullit VI që përkon me periudhën e mbretërimit të perandorit ilir Justinianit, kur Ana e Malit është pjesë integrale e teritorit që administrohej prej kryeqendrës ilire – Justinianës; trashëgiminë kulturore arbnore apo të komanit; trashëgiminë kulturore të periudhës së Balshajve; trashëgiminë kulturore të kohës së re; trashëgiminë e kohës bashkëkohore e plot momente e ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, shumë prej të cilave popullësia e Anës së Malit i ka ruajtur në legjenda e tregime.
Me këtë rrjedhë historike lokaliteti arkeologjik i Shasit perfaqëson rrjedhen e plotë të historisë së Anës së Malit dhe dëshmon identitetin shqiptarë të trevës sonë prej zanafillës e deri në ditët e sotme.
BL. Vlladimir dhe Shoqata Ora do të kërkojnë nga institucionet kompetente të mos lejojnë mbajtjen e aktiviteteve që bien në kundershtim më rrjedhen historike që është argumentuar në mënyr shkencore në lokalitetit arkeologjik të Shasit, me statusin që ka dhe që duhet të ketë lokaliteti arkeologjik i Shasit i cili është në procesin e hulumtimit shkencor.së bashku më të gjitha objektet kulturo-hitorike që gjenden në këtë lokalitet i cili është në procesin e hulumtimit shkencor.
BL. Vlladimir dhe Shoqata Ora në bashkëpunim më institucionet kompetente do të finalizojë:
– Vënies në administrim e të gjithë lokalitetit arkeologjik të Shasit ashtu siç obligon ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (“Fl. zyr.”, nr. 49/10 e dates 13. 08. 2010);
– Revitalizimit të trashëgimisë kulturore të Shasit në harmoni më legjislacionin e Malit të Zi dhe konventave ndërkombëtare duke i venë të gjitha objektet kulturore hitorike në funksion të vlerave muzeale duke mos cenuar asnjë moment të rrjedhes historike të monumenteve kulturoro-historike dhe të lokalitetit.
– Vendosjes së eksponatave arkeologjike të Shasit në objektet kulturore-historike të këtij lokaliteti.
Në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike, Qendrën për Kulturë si dhe institucionet qëndrore kompetente do të vendosim qendrën turistike-informative, rojen e lokalitetit , si dhe vendosjen e zonës arkeologjike të Shasit nën mbikëqyrjen e kamerave.
Kryetari i Këshillit të BL Vlladimir Kryetari i Shoqatës “Ora
Sabri Salaj Bajram Mehmeti