Banorët e Krruçit dhe Krythës së Ulqinit kanë mbajtur të shtunën mbrëma mbledhje të Bashkësisë lokale në të cilën kanë njoftuar se nuk do të lejojnë hedhjen e mbeturinave të çfarëdo lloji në ish deponinë „Hija“.
Ato bllokuan dje shkarkimin e kamionëve me bërllog i cili u soll nga Budva.
„Na treguan dokumentet nga të cilët shihet që këto mbeturina nuk janë të dëmshme ose kancerogjene. Pse nuk i hodhën në Budvë pra?“, tha kryetari i BL Rifat Suloviq duke theksuar se ish deponia përdoret ilegalisht dhe duhet të sanohet.
Ai tha se delegacioni i BL të hënën do të kërkojë pranimin tek kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci dhe drejtuesi i OJQ „Hapi i gjelbër“ Xhelal Hoxhiq, të cilët përkrahen banorët e Krruçit në kërkesat e tyre.