BL Ostros – Krajë: KONKURS LETRAR KUSHTUAR GËSHTËNJËS

Me rastin e manifestimit “Dita e Gështenjave në Krajë” i cili do të mbahet me 11 dhe 12 nëntor 2023, Bashkësia Lokale Ostros – Krajë, shpallë 

K O N K U R S 

Për punim letrar (prozë ose poezi) kushtuar Gështënjës (si pemë tradicionale dhe burim i jetës në Krajë)

Kriteret e konkursit:

  1. Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë qytetarët shqiptar të të gjitha moshave që jetojnë dhe veprojn në Mal të Zi.
  2. Punimi nuk duhet të jetë i botuar më parë
  3. Punimet duhet të dorëzohen deri më 10 nëntor 2022, në ora 9.

– Tre punimet të vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:

  1. Çmimi i parë – 250 euro

2.Çmimi i dytë – 100 euro

  1. Çmimi i tretë – 50 euro

Vlerësimi i punimeve do të bëhët nga juria e përzgjedhur profesionale dhe do të publikohen ditën e manifestimit “Dita Gështenjave në Krajë” në ora 13.

 

Mënyra e aplikimit:

Punimi do të dërgohet me shifër me më së shumti 8 karakteristika, në njërën nga këto adresa:

– Bashkësia Lokale Ostros

– E-mail: nail.popovic@gmail.com

– ose personalisht në zarf të mbyllur me shënim: “Për konkursin – punim letrar kushtuar Gështënjës”.

Punimet që do të arrijnë me vonesë ose nuk i plotësojnë kriteret e konkursit nuk do të shqyrtohen.

 

Kryetari,

Beqir Berjashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi