Kryetari i Bashkësisë lokale Shtoj Viktor Makoviq ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu që pushteti komunal ta shpallë rrugën Ulqin-Adë lokale, shkruan “Dan”.
Makoviq pohon se kjo rrugë lidh dy bashkësi lokale dhe me shpalljen e kësaj rruge lokale pushteti komunal do të vjelë kompensimin nga objektet afariste, e jo, si deri tani, që ato para të shkojnë në buxhetin shtetëror.
Thuhet po ashtu që Drejtoria për patundshmëri, në bazë të kësaj, ka zvogëluar parcelat e vendasve në këtë aks në gjerësi prej 12 deri 18 metër.