BL Sukubinë: ÇDO DITË NUK KEMI RRYMË DHE UJË

SukubinëKryetari i Bashkësisë Lokale Sukubinë Dritan Kurti tha se një numër i madh i banorëve të Zonës së Anës së Malit çdo ditë ka probleme me rrymë dhe ujë.

“Nuk ka ditë që nuk ballafaqohemi me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa nga ora 11 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit nuk kemi ujë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, me këtë problem janë të njoftuar edhe zyrtarët komunal. “Presim që ato të ndërmarrin diçka, sepse është e pakuptueshme që kjo të na ndodh në shekullin 21”, shtoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi