Shoqata “Bletarët e Ulqinit” kanë deklaruar gatishmërinë që në gjysmën e dytë të këtij muaji të organizojnë manifestimin “Ditët e Mjaltit“.
Siç kanë thënë, janë bërë kontakte me Organizatën Turistike dhe presin një takim me kryetarin e Komunës Omer Bajraktarin.
Nga ajo shoqatë thanë se sivjet rendimenti i mjaltit është më i ulët, por cilësia është e shkëlqyer.